Pejë, zhduket një vajzë

Një qytetare nga Peja raportohet të jetë zhdukur që nga data 15 tetor.

Ankuesja ka raportuar në Polici për zhdukjen e së motrës.

Ajo ka thënë se motra më 15 tetor rreth orës 17:00 ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet.