Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Pejë - Viktima e vdekur, e mbuluar në gjak gjendet brenda shtëpisë

Një person është gjetur i vdekur dhe i gjakosur brenda një shtëpie në rrugën “Asllan Pushka”, në Pejë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:55, kur është raportuar se viktimë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti nga ana e policisë po cilësohet si hetim i vdekjes.