ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Pejë, vidhet zërimi në xhami

Tre persona të panjohur dyshohet se  kanë hyrë brenda një xhamie në Pejë dhe kanë vjedhur zërimin, tre mikrofona dhe një mikset.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00.