Foto; KALLXO.com

Pejë, vidhet kasaforta me para në një sallë dasmash

Një burrë nga Peja ka raportuar se në sallën e dasmave persona të panjohur kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas policisë, njësitë policore janë duke e hetuar rastin i cili është cilësuar si ‘vjedhje e rëndë’.

Rasti është raportuar të hënën rreth orës 12:10.