Pejë, vidhen dy armë gjuetie, një pistoletë, 25 fishekë dhe stoli ari

Një burrë nga fshati Brestovik i Pejës ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur një pistoletë për të cilën posedon leje, dy armë gjuetie, 25 fishekë dhe stoli ari.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti po vazhdon të hetohet ndërsa rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.