Ilustrim

Pejë - Vetura e Policisë e parkuar në trotuar - FOTO

Të shumta janë rastet kur Policia e Kosovës, shqipton edhe gjoba në trafik për mosparkim të rregullt.

Në KALLXO.com ka arritur një fotografi e cila është bërë nga një qytetar i Pejës, në të cilën shihet një veturë e Policisë së Kosovës deri sa është e parkuar në mënyrë të paligjshme në trotuar.

Qytetari i cili ka dërguar fotografinë në KALLXO.com ka treguar se vetura ka qenë pa ndonjë person brenda dhe është lënë në parking duke, bllokuar atë.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për shkeljet në trafik që i kanë bërë zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilat mund t’i shihni në këtë – link.

Më poshtë ua sjellim edhe fotografinë e dërguar nga qytetari në KALLXO.com.