Foto-ilustrim, burimi: Wikimedia

Pejë, vdes punëtori nga rrokullisja e ekskavatorit

Një burrë  ka vdekur dje në Bogë të Pejës pas rrokullisjes së ekskavatorit deri sa ishte duke kryer punimet në rrugë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 16. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitët relevante të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.