Foto: Ilustrim

Pejë, vdes këmbësori që u godit nga një veturë

Një këmbësor ishte goditur nga një veturë mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Jabllanicë e Vogël te Pejës.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku edhe ka vdekur.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar shoferin, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.