Pejë, treni godet për vdekje 61 vjeçaren

Një 61 vjeçare në Pejë ka vdekur gjatë ditës së sotme pasi që është goditur nga treni.

Policia e Pejës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:40, në fshatin Lutogllavë të Pejës.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekje e viktimës Z.K., 61 vjeçare.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë

Policia tutje ka njoftuar se hetuesit rajonalë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Kjo është viktima e dytë nga treni në rajonin e Pejës brenda më pak se dy javësh.

Më 17 shtator, një vajzë e mitur është goditur për vdekje nga treni në Klinë.

E mitura në Klinë goditet nga treni, dyshohet se ka vdekur

www.kallxo.com