Ilustrim

Pejë, tre të arrestuar për vjedhje në shtëpinë e mërgimtarit

Tre persona janë arrestuar dje  në Pejë, si të dyshuar për vjedhje.

Sipas policisë, të dyshuarve në mesnatën e 7 tetorit iu ishin gjetur dhe konfiskuar nga vetura, një televizor dhe katër zmadhues të zërit.

Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor në Pejё, ka njoftuar se gjësendet e konfiskuara ia kanë rikthyer pronarit të tyre i cili jeton jashtë vendit.

A.Sh 26 vjeç, dhe E.A 28 vjeç pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ndërsa L.S 20 vjeç është liruar.