Ilustrim

Pejë – Therje me thikë, arrestohet 19 vjeçari

Një 19 vjeçar nga Komuna e Pejës, i ka shkaktuar lëndime një personi tjetër, duke e përdorur thikën.

I njëjti dyshohet të i këtë prerë tetivat e këmbës të dëmtuarit.

Rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje verbale.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj.

“19 vjeçari si pasojë e një konflikti verbal me një person tjetër nxjerrë mjetin e mprehtë të llojit thikë dhe me të godet të dëmtuarin, duke rezultuar me prerje të tetivave në këmbë”, tha Vuçetaj.

Sipas prokurores, pas aktit i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

I dëmtuari është operuar dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.