Pejë, tetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Spitali Rajonal i Pejës ka njoftuar se 23 pacientë janë me Oksigjeno – terapi prej tyre tetë janë në gjendje të rëndë,  ndërsa një pacient tjetër është në Raspirator.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatë 24 orëve është shëruar një pacient tjetër nga infeksioni me Coronavirus, ndërsa në total  janë duke u trajtuar 37 pacientë me SARS- CoV-2.

Pandemia COVID-19 ka prekur edhe një pjesë të stafit shëndetësorë në këtë spital.

Nga njoftimi bëhet e ditur se një mjekë, katër infermier si dhe dy puëntor të shërbimeve teknike janë të infektuar me coronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka bërë të ditur se pse raste të reja me coronavirus janë regjistruar në komunë e Pejës.

Në nivel vendi dje janë regjistruar edhe 71 raste të reja, janë shëruar 163 të tjerë dhe kanë vdekur shtatë pacientë të tjerë si pasojë e infeksionit me coronavirus.

14 mijë e 637 persona janë infektuar me COVID-19 deri më tani në Kosovë, 11 mijë e 435 prej tyre janë shëruar ndërsa kanë vdekur 596.