Foto: Kallxo.com

Pejë, tenton ta vjedhë veturën dhe e godet me boks pronarin

Policia në Pejë ka arrestuar një person, i cili po dyshohet për vjedhje të rëndë në tentativë dhe lëndim të lehtë trupor.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka tentuar ta vjedhë veturën e viktimës.

Gjatë ballafaqimit i dyshuari ka goditur viktimën me boks në fytyrë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rr. “Kushtetuta e Kaçanikut”, në Pejë, më 17 prill rreth orës 00:45.