foto: Ilustrim

Pejë, sulmohet inspektori që hasi disa persona duke pirë alkool në lokal

Një inspektor komunal i Pejës është sulmuar dje pasdite.

Kjo pasi njësitë policore në bashkëpunim me inspektorët komunal të Pejës kanë hasur në një lokal të hapur ku kishte edhe persona tjerë duke konsumuar alkool, në kundërshtim me vendimin e qeverisë për shkak të COVID-19.

Rasti ka ndodhur në Vitomiricë, të premten rreth orës 18:00.

Sipas policisë, personi që kishte qenë prezent në lokal dhe që dyshohej se ishte nën ndikim të alkoolit, e kishte kanosur inspektorin.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sipas vendimit të fundit të MSH-së, qytetarëve të Kosovës u lejohet dalja nga shtëpitë e tyre për vetëm një orë e gjysmë gjatë ditës. Deri më tani, në vend janë konfirmuar 480 pacientë me virusin, 84 të shëruar dhe 12 të vdekur.