Foto: KALLXO.com Ilustrim

Pejë, sulmohet fizikisht polici

Një rast i sulmit fizik ndaj policit të Kosovës ka ndodhur në Pejë.

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Onufri”, në Pejë, mbrëmë rreth orës 21:10.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar, është duke u hetuar.