Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Pejë, shtetasi slloven raporton se u ndalua nga dy persona të cilët ia vodhën veturën

Një shtetas i Sllovenisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është ndaluar me veturë nga dy persona në fshatin Radavc të Pejës.

Sipas raportit policor, dy persona të dyshuar fillimisht i kishin dhënë shenjë të ndalet përmes dritave rrotative dhe pastaj e kanë urdhëruar të dalë nga vetura.

“Më pastaj njëri nga të dyshuarit futet në veturë dhe me vrull largohen në drejtim të panjohur”- thuhet në raportin policor të datës 24.05.2024.

Sipas ankuesit, përveç veturës në vlerë rreth 4000 euro në veturë kishte edhe 1500 euro para të gatshme, ari në vlerë rreth 1000 euro si dhe dokumente personale.

Rasti i cili është regjistruar më 23.05.2024, është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.