Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Pejë, rrahje mes disa personash, arrestohen 3 të dyshuar

Policia ka arrestuar sot në Pejë tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe për lëndim të lehtë trupor.

Siç njofton Policia e Pejës, të shtunën rreth orës 13:00 stacioni policor është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Si pasojë  një person ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti – lëndim i lehtë trupor.

Gjatë hetimit të rastit, hetuesit e stacionit policor të Pejës në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit kanë kryer bastisje në tri lokacione.

Gjatë bastisjes në depon e njërit nga personat e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit ‘Stoeger Cougar” dhe 13 fishekë 9 mm dhe është hapur rasti – armëmbajtje pa leje.

Pas një pune intensive operativo-hetimore hetuesit e stacionit policor kanë bastisur edhe tri lokacione tjera dhe sot, më 9 dhjetor, kanë arritur të arrestojnë edhe dy të dyshuarit e tjerë, të cilët ishin në arrati.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.