Ilustrim: Kuletë (Arkivë) - Foto: KALLXO.com

Pejë, qytetari gjen një kuletë me para dhe e dorëzon në Polici

Policia e Kosovës njofton se një qytetar ka dorëzuar nga stacionin policor në Pejë një kuletë të gjetur.

Sipas Policisë, në kuletë kishte kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftim dhe disa dokumente të tjera.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 13:50.

Qytetari (cigareshitёs) ka gjetur kuletёn e humbur nё rrugёn ‘Eliot Engel’.

Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njёjta ёshtё ftuar nё stacionin policor nё Pejё, e cila ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, letёrnjoftimin dhe dokumentet tjera.

“Me këtë rast Policia e   Kosovës, falënderon qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë.