Foto: Ilustrim

Pejë, qytetari gjen mjet shpërthyes

Një qytetar nga Peja dje ka lajmëruar në polici se ka gjetur një mjet të pashpërthyer.

Sipas policisë, dëshmitari derisa ka qenë duke ecur rrugës së malit ka vërejtur mjetin.

Me të marrë lajmin në vendin e raportimit kanë dalur njësiti policor i cili ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes.

Më pas sipas njoftimit,  njësiti i FSK—së dhe KFOR-it amerikan atë mjet e kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident të mundshëm.