Pejë, protestohet kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave (VIDEO)

 

“Arsimtar, nëse e denoncoj dhunimin mos ma vrit prindin!”, “Drejtësi për Gëzimin” “Nuk heshtim mo”, “Liri për vajzat”, “Mos i përdhunoni vajzat”, “Poshtë gjykatat patriarkale” – ishin vetëm disa nga thirrjet e qytetarëve të Pejë në protestën kundër dhunës seksuale ndaj vajzave e grave.

Kjo protestë është organizuar nga aktivistët e Pejës, pas rastit të fundit ku profesori u dënua nga gjykata për sulm seksual ndaj një nxënëseje.

Profesori Xhevdet Januzaj po dyshohet se ditë më parë vrau babanë e nxënëses të cilën dyshohet se e kishte ngacmuar seksualisht, për çka ishte dënuar nga gjykata.

Në këtë protestë ku po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve, u bashkua edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës, Xhenet Syka.