Ilustrim

Pejë - Pronari i shtëpisë gjuhet me armë me të dyshuarin për vjedhje

Një qytetar nga Peja ka njoftuar Policinë se është gjuajtur me armë zjarri nga një i dyshuar i cili sipas tij kishte tentuar të vidhte në pronën e tij.

Qytetari ka deklaruar në Polici se derisa i ishte vënë në ndjekje të dyshuarit, i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por fatmirësisht ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

I njëjti  person është ankuar në polici se ka hasur në një person të panjohur afër dritares së shtëpisë së tij dhe me të parë pronarin ai ka filluar të largohet ku edhe ka filluar për të shtënë në drejtim të tij, pas kësaj edhe pronari ka filluar për të shtënë në drejtim të dyshuarit.

Lidhur me këtë rast është njoftuar njësitë përkatëse dhe prokuroria, njofton policia.