Pejë, Policia sekuestron kokainë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet një person

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person pasi në shtëpinë e tij ka gjetur dhe sekuestruar 163 qese të vogla që dyshohet se janë të mbushura me kokainë, me peshë 55.1 gramë.

Sipas Policisë, qeset ishin të gatshme për shitje dhe të fshehura në shishe të plastikës me mbishkrimet, ‘cink’ dhe ‘orbit white’.

Ndërkaq, janë sekuestruar edhe 10 mijë e 670 euro dhe dy telefona.

Organet e rendit kanë kryer bastisje edhe në dy shtëpitë e tjera të të arrestuarit të cilat i ka shfrytëzuar për shtije dhe fshehje të substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit për krime të rënda në Pejë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.