Pejë, Policia publikon foto dhe jep detaje për të dyshuarin për sulm ndaj policit

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë i ka publikuar targat e veturës së personit të arratisur, nën dyshimin për sulm ndaj një pjesëtari të Policisë.

Sipas Policisë, i dyshuari posedon veturën e tipit “VW Tiguan” me ngjyrë të hirtë dhe me targat: 03-990-GB.

KALLXO.com ka raportuar ekskluzivisht për sulmin e sontëm në Pejë ndaj një polici.

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim të dyshuarin, si dhe ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për ta gjetur atë.

PK-ja tutje ka njoftuar se personi i kërkuar është Driton (Muharrem) Podrimqaku i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected].

Foto: PK