Pejë, Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dënuarit me 5 vite burg

Policia në Pejë ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar i cili është në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari Astrit Hasanaj, 43 vjeçar nga Peja është në kërkim nga policia për veprën penale për shitje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me aktgjykim  te Gjykatës Themelore në Prishtinë , të ndryshuar  me aktgjykimin e Gjykatës  se Apelit të Kosovës i është shqiptuar dënimi me 5 vite e 10 muaj burg.

I dyshuari për rastin e parë është dënuar me katër vite e gjashtë muaj burg, ndërsa për rastin e dytë një vit e katër muaj.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, dhe e-mail adresa: [email protected].