Pejë, policia jep detaje për rastin e fëmijës që ra në lumë

Në orët e mbrëmjes një fëmijë ka rënë në lumbardhin e qytetit të Pejës, derisa është shpëtuar nga disa persona tjerë.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës për Kallxo.com ka bërë të ditur se kur kanë dal në vendin e ngjarjes kanë gjetur tre persona në lumë, njëri prej tyre prind i fëmijës.

“Rreth orës 19:45, Policia ka pranuar një informatë se në lumin e qytetit, përkatësisht te vendi i quajtur “parku i vogël”, një fëmijë ka rënë në lumë. Policia  menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tre persona në lumë, njëri prindi i fëmijës, të cilët e kanë shpëtuar dhe e kanë nxjerrë nga uji i ftoftë”, ka thënë Rugova.

Tutje ai shtoi ser njëri qytetar ka pësuar lëdnime gjatë nxjerrjes së fëmijës nga uji. Sipas tij, të tre personat kanë marr trajtim në Spitalin e Pejës.

“Njëri nga personat, qytetar, ka pësuar lëndime trupore gjatë ndihmës për ta nxjerrë fëmijën nga uji. Fëmija dhe tre personat tjerë janë dërguar në Spitalin e Pejës për të marrë tretman mjekësor”, shtoi Rugova