Peja | Foto: KALLXO.com

Pejë, Policia e gjen veturën që ishte vjedhur në muajin gusht

Policia e Kosovës në Pejë ka arritur që ta gjejë sot një veturë e cila ishte vjedhur më 31 gusht të këtij viti.

Sipas Policisë, më 31 gusht nё nёnstacionin policor nё Vitomiricё-Pejё ёshtё paraqitur ankuesja e cila ka raportuar se rreth orёs 03:00 nga oborri i shtёpisё i ёshtё vjedhur vetura e tipit “Audi A4”  me tabela tё huaja.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, nё bashkёpunim me njësitet e Rajonit tё Mitrovicёs sё Jugut me datё 01.12.2020, pas njё pune operative kanё arritur ta gjejnё veturën e cila ёshtё raportuar nga ankuesja me datё 31.08.2020”, thuhet në njoftimin e policisë.

PK-ja njofton se vetura e gjetur tani gjendet në hapësirat e stacionit policor nё Pejë, dhe pasi tё kryhen ekzaminimet e nevojshme do t’i kthehet pronarit legjitim.