Foto-ilustrim

Pejë, polici kërcënohet përmes Facebook-ut

Një person është arrestuar sot në Pejë nën dyshimin se i ka dërguar mesazhe kërcënuese një zyrtari policor.

Policia e Pejës njofton se sot rreth orës 8:00, një zyrtar policor ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjetit social Facebook në adresën e tij.

Këto mesazhe viktima- zyrtari policor i kishte pranuar nga një adresë e personit të dyshuar në po të njëjtin rrjet.

“Mesazhet kërcënuese kanë pasur përmbajtje kërcënimi ndaj zyrtarit policor dhe menjëherë hetuesit policor kanë identifikuar të dyshuarin shtetasin B.Z. i lindur në vitin 1995 m/k/sh dhe menjëherë është bërë edhe arrestimi i tij”, njofton Policia.

Pas intervistimit lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij është iniciuar rasti si më lartë dhe i dyshuari është ndaluar.