Pejë - Polici i arrestuar dyshohet se shantazhoi një grua me publikimin e një videjo intime

Polici i arrestuar nga Inspektoratit Policor të Kosovës është ndaluar për 48 orë për tre vepra penale.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.

“Një zyrtar policor është ndalu për 48 orë për tre vepra penale, ngacmim, shantazh dhe kanosje. Janë duke u ndërmarr edhe veprime të tjera hetimore, brenda afateve ligjore do të bëhet kërkesë për prezencën e të pandehurin në procedurë penale”, ka thënë Nikqi.

KALLXO.com mëson se polici me inicialet B. N., i cili punon në nën-stacionin Policor në Gorazhdec të Rajonit të Pejës, dyshohet se e ka shantazhuar një grua se do t’i publikonte foto dhe video intime.

Polici i arrestuar në Pejë dyshohet se shantazhoi një grua me publikim të fotografive e videove