Foto-ilustrim

Pejë, polici është gjetur i vdekur në vendin e punës

Zyrtari policor ,i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje, është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës, në Pejë.

KALLXO.com mëson se polici ka punuar në Divizionin e Sigurimeve.

Viktima është rreth moshës 50-vjeçare.

Sipas burimeve të KALLXO.com, i njëjti dyshohet se është varur në vendin e tij të punës.

KALLXO.com ka raportuar se një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Pejë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njësiti policor ka shkuar ne lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera relevante për te kryer procedurat tjera te nevojshme, ku pas kryerjes se këtyre procedurave do te njoftoheni për detaje tjera”, ka thënë Rugova.

Se viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje ka deklaruar për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Në vend të ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante. Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë ai.

Prokuroria e Pejës: Dyshohet se polici ka kryer vetëvrasje