Spitali i Pejës (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Pejë: Pesë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë duke u trajtuar 22 pacientë me coronavirus.

Aktualisht janë 10 pacientë me oksigjeno-terapi ku pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“10 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Dje në Pejë janë regjistruar edhe dy raste me COVID-19.

Në nivel vendi aktualisht janë të regjistruar 15,142 raste me SARS-CoV-2, prej tyre janë shëruar 12,674 dhe kanë vdekur 615.