Peja

Pejë, personat pozitiv me COVID-19 kanë qenë në vetizolim

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Pejës ka dhënë detaje pas rasteve pozitive të cilat u konfirmuan sonte nga IKShPK.

Përmes një komunikate, kjo drejtori ka thënë se rastet pozitive nga fshati Llugaxhi kanë qenë në vetizolim dhe situata në Pejë është nën kontroll.

“Nga njoftimet e fundit të Institutit të Shëndetit Publik nga ekzminimet e kryera rezultojnë 5 pacientë të prekur nga Covid-19 në fshatin Llugagji dhe lagjen Dardania në Pejë. Ju njoftojmë se gjendja në qytetin e Pejës mbetet nën kontroll edhe pas daljes së rezultateve të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik. Personat që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 kanë qenë në izolim  në vendbanimet e tyre dhe nën mbikëqyrje të policisë. Ju bëjmë thirrje të jeni sa më strikt në  respektimin e udhezimeve në fuqi”, thuhet në njoftim.