Pejë - Pengon policinë gjatë shqiptimit të gjobës, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës njofton se në Pejë është arrestuar një burrë i dyshuar pasi që i njëjti kishte penguar zyrtarin policorë gjatë shqiptimit të gjobës.

Tutje policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën ‘Anna Lindh’.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.