Stacioni i trenit në Fushë Kosovë. FOTO: REL

Pejë, një person i del trenit përpara, drejtuesi arrin ta ndalë lokomotivën me kohë

Një person i gjinisë mashkullore po dyshohet se ka dalë para trenit.

Ngjarja ka ndodhur në Zahaq të Pejës sot, më 06.11.2024, në ora 12:35.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi njoftoi se drejtuesi i trenit kur ka parë personin në binarë ka arritur me kohë ta ndalë trenin dhe i dyshuari ka shpëtuar pa asnjë pasojë.

Sipas zëdhënësit të Policisë nuk ka të lënduar në këtë rast.

Gashi gjithashtu tha se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.