Ilustrim
Pejë, një person dyshohet se sulmoi me thikë vëllain e mitur
31.7.2024 - 10:00
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Policia njofton se në Pejë më 30.07.2024 rreth orës 23:45 është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte sulmuar viktimën me mjet të mprehtë (thikë).
I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh.
Një rast tjetër i dhunës në familje, është raportuar në Pejë po ashtu më 30.07.2024 rreth orës 21:00.
Siç bëhet e ditur nga Policia, një burrë, në gjendje të dehur, kishte hyrë në shtëpi dhe e kishte fyer dhe kanosur babanë e tij.
Mësohet se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.