Pejë, një pacient me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Pejë një pacient me COVID-19 është në gjendje të rëndë si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Nga raporti ditor i Spitalit të Pejës bëhet e ditur se nga 12 pacientë sa janë duke u trajtuar për COVID-19, tetë janë me oksigjeno- terapi njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka bërë të ditur se në komunën e Pejës janë shënuar edhe pesë raste të reja të infektimit me SARS-CoV-2.

Javëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 është dukshëm në rënje, ndërsa ai i të shëruarve është dukshëm në rritje.

Komuna me më së shumti raste me COVID-19 aktualisht është Prishtina e cila vetëm dje ka shënuar 10 raste të reja me coronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.