Qendra e qytetit të Pejë - Foto: Atdhe Mulla

Pejë, një grua raporton në Polici se u ngacmua seksualisht

Një grua në Pejë ka raportuar në Polici se është ngacmuar seksualisht derisa ishte duke ecur nëpër një rrugicë.

Sipas Policisë, e njëjta ka raportuar se është ngacmuar seksualisht pa dëshirën e saj nga një person i pa njohur për të.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40.

“Në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si me lartë. Rasti është duke u hetuar”-thuhet në njoftim.