Pejë, një grua nga Shqipëria raporton zhdukjen e djalit të saj

Një grua në Pejë, e cila është shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se djali i saj po ashtu shtetas i Shqipërisë është zhdukur.

Në polici është raportuar se largimi i tij është bërë nga data 12 qershor dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u hetuar nga policia.