Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pejë, një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Një burrë është gjetur i vdekur në korridorin e shtëpisë së tij në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 02:30.

Sipas policisë, një grua ka njoftuar se kishte gjetur të shtrirë në korridor të shtëpisë burrin e saj.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.