Ilustrim

Pejë, nën kërcënimin e armës ia grabisin paratë

Një burrë nga Peja është ankuar në Policinë e Kosovës se një person i panjohur nën kërcënimin e armësi i kishte vjedhur paratë që kishte në kuletë dhe më pas ishte larguar.

Rasti ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit, përderisa viktima kishte qenë në vendin e punës.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, thuhet në raportin policor.