Ilustrim

Pejë, në pranga pasi kishte shtënë me armë natën e Vitit të Ri

Një person i dyshuar në Pejë, i cili kishte shtënë me armë natën e Vitit të Ri, është arrestuar nga Policia dje.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar pas hetimeve të zhvillura nga Policia si dhe bazuar në një video- incizim.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas.

Ndërsa, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.