Foto: Ilustrim

Pejë, në pranga 79-vjeçari, dyshohet se falsifikoi aktgjykimin për të bartur 13 hektarë në pronësi të tij

Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për veprat penale – legalizimi i përmbajtjes së rreme, dhe falsifikimi i dokumenteve.

M.B. i lindur më 1943 dyshohet se ka falsifikuar një aktgjykim të vitit 1976 dhe më të ka arritur të bartë një pronë prej 13 hektarësh në pronësi të tij.

Prona gjendet në fshatin Qyshk të Pejës dhe ajo pronë deri më 8 gusht të vitit të kaluar ka qenë në pronësi të Institutit të Bujqësisë.

I dyshuari ishte vendosur në stop-listë nga Policia dhe sot në pikën kufitare Dheu i Bardh është ndaluar dhe është dërguar në Pejë për intervistim.

Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori është dërguar në ndalim për 48 orë.