Ilustrim

Pejë, në mesditë dy burra e rrëmbejnë një vajzë

Dje në rrugën “Ramë Geci” në Pejë dy burra dyshohet se kanë futur në veturën e tyre një vajzë pa dëshirën e saj.

Sipas dëshmitarit, i cili e ka raportuar rastin në polici, vajza ka qenë e moshës rreth 22 vjeçare.

Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vend-ngjarje dhe kanë identifikuar personat e dyshuar.

Njëri nga të dyshuarit mashkull  kosovar është arrestuar, ndërsa tjetri se bashku me viktimën ka ikur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.