Foto: KALLXO.com

Pejë - Mësuesja sulmohet në vendin e saj të punës

Një mësuese është sulmuar në vendin e saj të punës. Rasti sipas Policisë ka ndodhur në fshati Gllaviqicë të Pejës gjatë ditës së djeshme.

Mësuesja sipas raportit të Policisë është sulmuar nga një grua tjetër për motive ende të panjohura.

“Është arrestuar e dyshuara grua, e cila për motive të panjohura ka penguar dhe ka sulmuar në vendin e punës viktimën grua, mësimdhënëse, derisa ajo kishte qenë në proces mësimor”, ka bërë të ditur Policia.

Më tej Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.