Pejë: Kontrollohet për drogë, në shtëpi i gjejnë edhe armë

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në Pejë me dyshimin se posedonte narkotikë dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur kur gjatë kontrollit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substanca narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Pas kësaj, Policia është konsultuar me prokurorin e rastit, i cili ka urdhëruar të bastiset shtëpia.

Sipas Policisë, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa lloje të armëve.

“Një armë automatike AK-47, dy karikator me 51 fishekë të  njëjtës arme, 35 fishekë të kalibrit 9×19 mm,  një  peshore digjitale, disa qese të zbrazëta të ngjashme me ato që u janë gjetur me substanca narkotike, 1850 euro para të  gatshme dhe një  telefon celular”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” rreth orës 20:30.