Pejë - Kapet me drogë dhe kallashnikov, arrestohet

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpisë së tij, i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me subsatncë të dyshuar të llojit kokainë, një armë zjarri AK-47 me dy karikator me 51 fishekë, 35 fishekë të kalibrit 9mm, një telefon, një peshore dhe 1 mijë e 800 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Nënë Tereza’ të premten rreth orës 20:30.