Foto: Ilustrim

Pejë – Kanos ish gruan ditën e Bajramit

Një grua ka raportuar në polici se është kanosur nga ish burri i saj.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti siç ka njoftuar Policia ka ndodhur në Pejë.

“Është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti kishte kanosur ish gruan e tij, pasi me të kishin pasur probleme familjare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.