Pejë, ia vjedhin veturën në oborr

Një qytetare nga Peja ka raportuar në Polici se dikush ia ka vjedhur veturën, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë.

Rasti është raportuar dje rreth orës 3:00 të mëngjesit ndërsa vjedhja ka ndodhur gjatë natës.

Vetura e vjedhur është e tipit “Audi A4”.

Sipas ankueses në veturë ka pasur dokumentet e veturës si dhe shumë dokumente të rëndësishme të familjes, si pasaporta të fëmijëve të saj të lëshuar në një shtet tjetër.

Rasti është nën hetime.