Ilustrim

Pejë – Ia dogjën veturën policit, arrestohen dy të dyshuar

 

Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohet se ia kanë vënë flakën një veturë të një zyrtari policor.

Rasti ka ndodhur në Banjë të Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person i moshës madhore është ndaluar për 48 orë, ndërsa një i mitur për 24 orë. Të njëjtit dyshohet të ia kenë vënë flakën një veture të një zyrtari policor”, tha Nikçi.