Pejë, i mituri plagos aksidentalisht shokun e tij

Një i mitur është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në Vitomiricë të Pejës nga një i mitur tjetër.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Polcisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rezikut për jetë.

Sipas Rugovës, i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma.

“Të dy personat janë të mitur dhe janë shokë mes vete, teksa plagosja gjatë hetimeve të para besohet të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale”, ka konfirmuar Rugova për KALLXO.com.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:40.