Foto: Ilustrim

Pejë, i mituri arrestohet se sulmoi policët

Një i mitur në Pejë është arrestuar nën dyshimet se  ka sulmur dje dy zyrtarë policor.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur në fshatin Grabovc dje rreth orës 10:00.

Policia ka bërë të ditur se njësiti policor e kishte ndaluar të dyshuarin e mitur derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë.

Gjatë kontrollit të policisë, është bërë e ditur se i njëjti nuk posedonte dokumente përkatëse, dhe si pasojë ka ka sulmuar dy zyrtarët policor.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të prindit dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.